Do të ndërtohet pas shembjes së rrugës Librazhd-Pogradec, ARRSH publikon projektin e segmentit alternativ

Do të ndërtohet pas shembjes së rrugës Librazhd-Pogradec, ARRSH publikon projektin e segmentit alternativ

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar për herë të parë projektin e ri ku do të kalojë segmenti alternativ që do të ndërtohet pas shembjes dramatike të rrugës Librazhd-Pogradec. Në videon e ARRSH me vijë jeshile mund të shihni se si do të ndërtohet segmenti 1.3 km përkrah hekurudhës në shtratin e lumit Shkumbin, që do të rikthejë qarkullimin. Ky segment kalon pjesën e erozionit dhe ruan një pjerrësi të përshtatshme dhe të sigurt për kalimin e mjeteve. Tre ndër masat kryesore të Këshillit Teknik të ARRSH të datës 23 shkurt ishin: devijimi i rrjedhës së lumit që mos të godiste më hekurudhën; demontimi i urës së dëmtuar; dhe lehtësimi i ngarkesës në trupin e rrugës së rrëshqitur deri në krijimin e një skarpate natyrale që...