Djegia e tregut në Lushnje, reagon deputeti Korreshi: Të zbulohet shkaku dhe të dëmshpërblehen tregtarët, duhet rikonceptim i projektit
Në orët e para të mëngjesit qyteti i Lushnjes u zgjua me mjegullën e tymit të krijuar nga djegia e tregut të fruta-perimeve. Fatmirësisht kemi të bëjmë vetëm me dëme materiale dhe asnjë të dëmtuar. Pas kësaj ngjarjeje ka reaguar deputeti i PD, Saimir Korreshi. Ai bën thirrje për dëmshpërblim të tregtarëve dhe një rikonceptim arkitekturor dhe inxhinierik të tregut. “I bëj thirrje autoriteteve të zbulojnë shkakun nga ku ka ardhur zjarri. Së dyti për dëmshpërblimin e këtyre tregtarëve, sepse është i vetmi burim të ardhurash. E treta, struktura që në fillim është konceptuar keq. Ka mbulesë, por edhe çadra pafund, si tregu i Kandaharit. Duhej një konceptim tjetër, sepse aty është si serë. Në verë është nxehtë dhe në dimër ka probleme me erën...
Burimi:
top-channel.tv