Dita e Pavarësisë së Kosovës, klubi i Elbasasit kërkon drejtësi për 4 ish-krerët e UÇK-së

Dita e Pavarësisë së Kosovës, klubi i Elbasasit kërkon drejtësi për 4 ish-krerët e UÇK-së

Kosova feston ditën e sotme 18-vjetorin e Pavarësisë. Në këtë ditë të veçantë për të gjithë Kosovën, urimet janë të shumta. Njëri prej tyre vjen nga skuadra e Elbasanit, me klubin që ka bërë postimin më të veçantë për Pavarësinë e Kosovës. Në këtë urim për 18-vjetorin ka përfshirë edhe 4 ish-krerët e UÇK-së, ndërsa shkruan drejtësi, Liria ka emër. Duke kërkuar kështu drejtësi për Hashim Thaqin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, të cilët janë stampuar në fanellën që mban veshur Fatjon Bunjaku. Siç dihet  Prokuroria Speciale ka kërkuar gjithsej 180 vite burg për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetin Rexhep Selimi. Të katër akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza për të...