Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët janë grumbulluar në shesh për ta vazhduar tubimin e tyre duke marshuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t’u ndalur para Kryeministrisë. Siç raporton gazetarja e Top Channel Kristi Gongo, thirrja e protestuesve për ditën e tyre të 9 në shesh është “Shqipëria e re”. Një nga pankarta udhëheqëse të marshimit nga një grup studentësh është: “Nuk i ke larë akoma hesapet me studentët”, ndërsa qytetarët po shpërndajnë edhe pankarta ku shkruhet: “Jep dorëheqjen.” Ndërkohë tensione janë shënuar në nisje të protestës së zhvilluar para Kryeministrisë mes qytetarëve dhe përfaqësuesve të FRPD-së. Qytetarët u kanë kërkuar përfaqësuesve të FRPD-së të largohen nga protesta, duke theksuar se nuk...