Dita e dytë e Samitit të NATO-s, Rama mbërrin në Ankara, takohet me Rutte

Dita e dytë e Samitit të NATO-s, Rama mbërrin në Ankara, takohet me Rutte

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Ankara ku po mbahet Samiti i NATO-s. Pas mbërritjes, kreu i qeverisë ka zhvilluar një takim me sekretarin e Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Rama pritet të zhvillojë edhe një takim dypalësh me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Pjesëmarrja e kryeministrit shqiptar në këtë aktivitet vjen si pjesë e angazhimit të Shqipërisë brenda Aleancës së Atlantikut të Veriut, duke synuar forcimin e bashkëpunimit dhe kontributin në sigurinë euroatlantike. Samiti i NATO-s në Ankara pritet të trajtojë çështje të rëndësishme për sigurinë ndërkombëtare dhe sfidat me të cilat përballen vendet aleate.