Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë

Qytetarët kanë nisur këtë të enjte protestën për të 47 ditë radhazi kundër qeverisë. Me flamuj Kombëtar, pankarta dhe thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg” ata kërkojnë largimin jo vetëm të Qeverisë, por të të gjithë klasës politike në vend. Si çdo ditë, qytetarët do të mbajnë fjalimet e tyre para Kryeminsitrisë dhe më pas do të nisin marrshimin në rrugët e Tiranës.