Dita e 27, nis protesta e qytetarëve
Qytetarët janë mbledhur në ditën e 27-të të protestës në sheshin “Skëndërbej”, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë ku edhe mbahen fjalimet. Prej disa ditësh, kërkesat e artikuluara nga grupi koordinues janë dorëheqje e panegociueshme e kryeministrit Edi Rama, krijimi i një qeverie teknike 12 mujore dhe ndërhyrje të rëndësishme kushtetuese. Mes të tjerash, ata kanë kërkuar ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se 2 mandate.
Burimi:
opinion.al