Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Tubimi qytetar para Kryeministrisë vijoi për të 26-ën ditë, me të njëjtën kërkesë: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, organizatorët e protestës lexuan sërish pesë kërkesat, ndërsa në podiumin poshtë zyrës së Ramës u ngjitën edhe disa emigrantë, të cilët shprehën mbështetje për protestën. Kërkesat: 1.Dorëheqjen e panegociueshme të Kryeministrit dhe të qeverisë. 2.Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor. 3.Ndryshime Kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e saj me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: Ndryshimin e Kodit Zgjedhor; Ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme; Kufizimin e ushtrimit të detyrës së Kryeministrit në jo më shumë se...
Burimi:
opinion.al