Dimër në pranverë, veriu e juglindja zbardhen nga dëbora, deri në 25 cm trashësi në disa fshatra
Është rikthyer dimri në mes të pranverës. Temperaturat e ulëta kanë rikthyer gjatë orëve të natës reshjet e dëborës në një pjesë të vendit tonë, veçanërisht në zonat malore përfshirë Malin e Dajtit, Tiranë, Gjinarin dhe Fushë-Studën, Elbasan. Në Llogara, reshjet intensive kanë vështirësuar qarkullimin dhe rekomandohet që drejtuesit e mjeteve të përdorin zinxhirë ose tunelin si alternativë. Në ndihmë të situatës, drejt zonës është nisur edhe një patrullë policie për të monitoruar dhe garantuar sigurinë në qarkullim. Në qarkun e Dibrës, në lartësitë mbi 300 metra dëbora ka përfshirë Bulqizën dhe fshatrat përreth, duke sjellë një peizazh dimri në stinën e pranverës. Banorët e zonës raportojnë për trashësi të konsiderueshme dëbore, ndërsa rrugët rurale janë bërë të vështira për t’u përshkuar. Edhe në juglindje...
Burimi:
kohajone.com