“Dilte live TikTok, tregonte armë në video”/ Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, dëshmon Noizy: Me Kleviolin kemi…
Është mbajtur sot seanca e radhës në GJKKO për grupin e Laert Haxhiut. Në seancën e sotme ka dëshmuar Rigels Rajku, i njohur për publikun si Noizy, duke treguar sesi nisi konflikti mes tij dhe Kleviol Ahmeti, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha. Noizy ka dëshmuar se në banesën e tij në Durrës është vendosur një eksploziv (tritol) në katin e parë të pallatit ku jetonte. Ai thotë se ka qenë në gjumë kur ka ndodhur shpërthimi dhe është zgjuar rreth orës 09:00, ndërsa ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 03:00–04:00. Sipas dëshmisë së tij, shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha në hyrjen e pallatit, në xhamat e një lokali dhe dyqani që ai zotëron, si dhe ka krijuar një gropë në tokë....
Burimi:
top-channel.tv