Digjet një magazinë në Bulqizë, flakët rrezikojnë edhe dy banesa pranë saj
Një barakë që shërbente si magazinë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të premteje në fshatin Lepurakë, Njësia Administrative Fushë-Bulqizë, Bashkia Bulqizë. Zjarri ka qenë me përmasa të mëdha, duke rrezikuar seriozisht edhe dy banesa pranë magazinës. Fillimisht, familjarët dhe banorët e zonës kanë tentuar ta neutralizojnë zjarrin me mjete rrethanore, por për shkak të intensitetit të flakëve kanë kërkuar ndihmën e shërbimit zjarrfikës dhe Policisë. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në kohë në vendngjarje dhe, pas ndërhyrjes, kanë bërë të mundur izolimin e flakëve, duke shmangur përhapjen e tyre drejt dy banesave të rrezikuara. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale. Policia e Bulqizës ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se...
Burimi:
gijotina.com