“Dietologia e miratoi ndërhyrjen”/ Vdiq pas një operacioni në Tiranë prokuroria nis hetimin, reagon spitali
Vdekja e Massimo Ferro-s, një sipërmarrës 54-vjeçar nga Camposampiero i Italisë, po hetohet në dy shtete, Shqipëri dhe Itali, për të zbardhur rrethanat që çuan në ndarjen e tij nga jeta më 22 dhjetor, disa ditë pas një operacioni për rezeksion gastrik në një klinikë private në Tiranë. Së fundmi, me kërkesë të Prokurorisë së Padovës, është kryer një autopsi e dytë në Itali nga mjeku ligjor Antonello Cirnelli. Kjo vjen pas autopsisë së parë të realizuar në Shqipëri një ditë pas vdekjes. Rezultatet e dy ekzaminimeve do të krahasohen për të përcaktuar nëse vdekja erdhi për shkaqe natyrore apo si pasojë e ndonjë ndërlikimi nga operacioni ose kujdesi pas ndërhyrjes, shkruan Corriere. Autopsia e kryer në Itali ka dhënë vetëm të dhëna të pjesshme,...
Burimi:
sot.com.al