“Diella” përfundon në gjyq, aktorja Anila Bisha e padit për përdorimin e imazhit të saj si ministre
Në 11 shtator 2025, asistentja virtuale e e-Albania, Diella mori një detyrë të re, atë të ministres së parë, të krijuar me Inteligjencë Artificiale. Por, për këtë detyrë, aktorja Anila Bisha që kishte pranuar që imazhi i saj të përdorej për avatarin e platformës e-Albania, nuk është pyetur. Me këtë pretendim, artistja dorëzoi dy ditë më parë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë një kërkesë proceduriale për marrjen e masës së sigurimit të padisë. Sipas mbrojtjes, nga përdorimi i paautorizuar i të dhënave personale, Anila Bishës i është shkaktuar një dëm i madh, i menjëhershëm dhe i pakthyeshëm. “Ky prodhim është bërë pa miratimin e shprehur apo të nënkuptuar të aktores. Me këto kushte, ne i jemi drejtuar gjykatës me kërkesën që të...
Burimi:
gijotina.com