“Diçka ka ndodhur”, Berisha godet SPAK, kërkon hetim për procedurat e urdhër-arrestit të Agasit dhe Beqirit

“Diçka ka ndodhur”, Berisha godet SPAK, kërkon hetim për procedurat e urdhër-arrestit të Agasit dhe Beqirit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dje gjatë një konference për mediat nga selia blu ngriti dyshime mbi procedurat e ndjekura për urdhër-arrestin ndërkombëtar ndaj Agasit dhe Ermal Beqirit. Ish-kryeministri Berisha deklaroi se kishte denoncuar që më 24 prill mungesën e një urdhër-arresti ndërkombëtar, ndërsa kërkoi sqarime për veprimet e institucioneve përgjegjëse. Ai tha se duhet hetuar nëse ka pasur vonesa ose pengesa nga Ministria e Drejtësisë, Policia e Shtetit apo institucione të tjera në transmetimin e procedurave. Gjatë konferencës, Berisha hodhi akuza edhe ndaj Prokuroria e Posaçme (SPAK), duke pretenduar se reagimi i institucionit erdhi me vonesë. Në fund, ai komentoi edhe zhvillime të tjera politike, duke kritikuar ashpër përfaqësues të qeverisë për qëndrimet e tyre ndaj gazetarëve dhe deklaratat publike. “Së pari, këtë...