Diaspora i bashkohet protestës kombëtare kundër Ramës, shqiptari nga Italia: Ky pushtet duhet të rrëzohet!

Diaspora i bashkohet protestës kombëtare kundër Ramës, shqiptari nga Italia: Ky pushtet duhet të rrëzohet!

Valës së protestave kombëtare që po zhvillohen në kryeqytet i janë bashkuar edhe shumë emigrantë, të cilët kanë udhëtuar drejt Shqipërisë për të ngritur zërin kundër asaj që e quajnë padrejtësi të sistemit shtetëror. Një emigrant i ardhur nga Italia ka denoncuar publikisht humbjen e pronave të tij dhe mbylljen e dyerve nga institucionet e drejtësisë. Me tone të rënduara emocionale, protestuesi u shpreh se kthimi në atdhe ka qenë një makth për të, pasi pronat e tij janë tjetërsuar dhe asnjë institucion nuk po merr përgjegjësi për të zgjidhur ngjarjen. “Unë vij në protestë sepse jam emigrant, vij nga Italia dhe më kanë marrë pronat. Shkoj të bëj denoncim, nuk ma marrin as denoncimin”, tha ai i revoltuar përpara mediave. Sipas tij, e vetmja...