Dhunoi gruan shqiptare dhe dy fëmijët e saj, dënohet me burg 80-vjeçari italian
Një 80-vjeçar italian është dënuar me 3 vite e 3 muaj burg nga Gjykata e Leçes, pasi u shpall fajtor për keqtrajtim në familje dhe plagosje ndaj bashkëshortes së tij shqiptare dhe dy fëmijëve të saj. Vendimi u dha nga Seksioni i Parë Penal i Gjykatës, e cila vendosi gjithashtu ndalimin e të dënuarit nga ushtrimi i funksioneve publike për pesë vite. Për viktimat u caktua edhe një dëmshpërblim paraprak prej 25 mijë eurosh për gruan dhe djalin e saj të mitur, ndërsa 10 mijë euro për vajzën madhore. Sipas hetimeve, 80-vjeçari nga Presicce-Acquarica, në provincën e Leçes, kishte sjellë në Itali gruan shqiptare dhe dy fëmijët e saj nga një lidhje e mëparshme, duke u premtuar një jetë më të mirë dhe siguri ekonomike....
Burimi:
gijotina.com