Dhunohet nga 3 persona pronari i një lokali në Lungomare, dërgohet me urgjencë në spital
PAMJE NGA VENDNGJARJA VLORË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në zonën e Lungomares në Vlorë, ku pronari i një lokali është dhunuar fizikisht nga tre persona ende të paidentifikuar. Bëhet me dije se pronari i lokalit ka pësuar dëmtime dhe është dërguar menjëherë në spital, për të marrë ndihmën mjekësore. Sulmi, i cili ndodhi në një zonë mjaft të frekuentuar nga qytetarë dhe turistë, shkaktoi panik te të pranishmit, të cilët njoftuan menjëherë Policinë. Autorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja, ndërsa Policia ka nisur hetimet e plota dhe po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e tyre./ZËRI
Burimi:
zeri.ai