Dhunohet Kujtim Cakrani, avokati i Ilir Metës goditet me derën e makinës në fytyrë

Dhunohet Kujtim Cakrani, avokati i Ilir Metës goditet me derën e makinës në fytyrë

Kujtim Cakrani VLORË-Dhunohet avokati Kujtim Cakrani në Vlorë. Mësohet se avokati i kreut të Partisë së Lirisë, ndodhet në Spitalin e Vlorës duke marrë ndihmë mjekësore i shtruar në repartit të kirurgjisë. Raportohet se Cakrani është konfliktuar me persona të tjerë në një pikë karburanti për arsye ende të paqarta ku dhe e kanë goditur me derën e automjetit në fytyrë. Nuk dihet nëse ngjarja ka lidhje me ushtrimin e funksionit të tij apo me një konflikt të çastit, ndërsa dinamika e plotë e ngjarjes mbetet ende nën hetim./ZËRI