Dhunohen banorët e Rrjollit, Molla: Djali i pronarit të tokës erdhi me 15 vetë, ishin të armatosur

Dhunohen banorët e Rrjollit, Molla: Djali i pronarit të tokës erdhi me 15 vetë, ishin të armatosur

PAMJE NGA NGJARJA TIRANË-Përpos protestës një tjetër incident dhune është raportuar ndaj banorëve të Rrjollit, të cilët për rreth më shumë se një muaj po kundërshtojnë ndërtimin e resortit të Bshkim Ulajt në kufi mes Ranës së Hedhun dhe zonës Baks-Rrjoll në Shkodër. Së fundmi mbrëmjen e kaluar, përfaqësuesi i tyre Prekë Molla është përplasur fizikisht me disa persona. Lidhur me ngjarjen Molla pretendon se konflikti ka nisur pasi djali i Fatmir Shpellzaj e ka provokuar fillimisht duke e ndeshur me sup, çka më pas ka sjellë një përplasje verbale mes tyre. Gjatë debatit, djali i Shpellzaj është shprehur se kishte ardhur i përgatitur. Molla deklaron gjithashtu se djali i Shpellzaj ka qenë i shoqëruar nga rreth 10–15 persona, të cilët sipas tij kanë qenë të...