Dhuna në Zvërnec/ Policia e Shtetit u heq licencën dy subjekteve të policisë private
Pasi rojet private dhunuan një prej protestuesve në Zvërnec dhe e tërhoqën zvarrë brenda në kantier, i janë hequr licencat dy kompanive “Myrto Security” dhe “Major Security”. “Myrto Security” nuk kishte marrë masat për sigurinë e objektit dhe nuk kishte zbatuar rregullat për regjimin e hyrjes dhe daljes së personave dhe mjeteve në objekt. Nga ana e këtij subjekti nuk administrohej lista e personave dhe mjeteve që lejoheshin të hynin në objekt. Ndërkohë një punonjës i “Major Security”, është arrestuar pasi ka qëlluar me grusht një protestues ndërsa dy të tjerë janë proceduar penalisht pasi e tërhoqën zvarrë qytetarin, i cili ishte pa ndjenja. Këta dy të fundit kanë rezultuar se nuk ishin të licensuar nga “Major Security” për të ushtruar detyrën. Njoftimi i Policisë së Shtetit...
Burimi:
opinion.al