Dhuna ndaj Vladimir Bruçit! Izmir Sakica dënohet me 4 vite burg, Troshani dhe Kajoshi me nga 2 vite secili

Dhuna ndaj Vladimir Bruçit! Izmir Sakica dënohet me 4 vite burg, Troshani dhe Kajoshi me nga 2 vite secili

Izmir Sakica dhe Samuel Troshani SHKODËR-Gjykata e Shkodrës ka dhënë vendimin për tre të pandehurit, e akuzuar për konfliktin e ndodhur më 3 qershor të vitit 2024, ku u dhunua me sende të forta Vladimir Bruçi. Lidhur me ngjarjen Izmir Sakica u shpall fajtor për veprat penale: “Prishja e qetësisë publike”, të kryer në bashkëpunim, dhe për “Prodhimin dhe mbajtjen pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive”. Sakica u dënua me 4 vite burg, me aplikimin e gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul me një të tretën, duke u konvertuar në 2 vite e 8 muaj burgim. Samuel Troshani dhe Arlind Kajoshi u shpallën fajtorë për “Prishjen e qetësisë publike”, të kryer në bashkëpunim, dhe u dënuan fillimisht me nga 2 vite burg secili. Pas uljes së dënimit...