Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, reagon policia: Është identifikuar automjeti që u larguan dy personat që ishin pjesë e sherrit

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, reagon policia: Është identifikuar automjeti që u larguan dy personat që ishin pjesë e sherrit

Avokati i ish-presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani është dhunuar mesditën e kësaj të diele në një pikë karburanti në Vlorë. Ai u shpreh për Top Channel se sherri nisi si pasojë e parkimit, me dy persona që e sulmuan dhe njëri prej tyre e goditi me mjet prerës pas koke. Për këtë ngjarje ka reaguar dhe policia e Vlorës, që bën me dije se automjeti me të cilin u larguan këta dy persona është identifikuar. Reagimi i policisë: Rreth orës 13:30, në rrugën Tranballkanike, pranë një karburanti, gjatë kohës që do furnizonte automjetin me karburant, shtetasi K.C., 55 vjeç, me profesion avokat, është përfshirë në një konflikt me dy persona ende të paidentifikuar. Konflikti, që paraprakisht dyshohet se ka të bëjë me pozicionimin e automjetit...