Dhimbja e pensionistëve, pensionet nuk iu dalin për ilaçe, faturat të papërballueshme

Dhimbja e pensionistëve, pensionet nuk iu dalin për ilaçe, faturat të papërballueshme

Për shumë pensionistë shqiptarë, përballimi i shpenzimeve shëndetësore dhe medikamenteve mbetet një nga sfidat kryesore të përditshmërisë. Një pjesë e madhe e të ardhurave mujore shkon për barna, ndërsa shumë të moshuar detyrohen të mbështeten te familjarët për të përballuar kostot e trajtimeve. Të dhënat u bënë publike në emisionin “Diagnozë” nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, ku dr. Romina Radonshiq, doktore e shkencave në ekonomi, prezantoi gjetjet mbi vështirësitë e pensionistëve në aksesin ndaj kujdesit shëndetësor. Sipas saj, pensionistët janë ndër grupet më të prekura, pasi për shkak të moshës dhe sëmundjeve kronike kanë nevojë të vazhdueshme për medikamente. “Pjesa më e madhe e pensionit shkon për konsum dhe për medikamente. Pensionistët janë më vulnerabël për shkak të sëmundjeve dhe nevojës për kujdes të...