Detyrat që gjykata i ngarkoi SPAK-ut për hetimin e gjyqtares Irena Gjoka

Detyrat që gjykata i ngarkoi SPAK-ut për hetimin e gjyqtares Irena Gjoka

Detyrat që gjykata i ngarkoi SPAK-ut për hetimin e gjyqtares Irena Gjoka Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi më 19 maj të kthejë për hetime të mëtejshme çështjen penale në ngarkim të gjyqtares Irena Gjoka, e cila e ushtron funksionin po në këtë gjykatë, duke i lënë SPAK-ut detyra që çmohen të nevojshme në drejtim të konstatimit të kohës faktike të kryerjes së vetëdeklarimeve për figurën, si dhe për të konkluduar mbi dijeninë ose jo lidhur me dënimin penal të dhënë nga drejtësia greke ndaj kësaj magjistrateje. Procedimi penal lidhur me mosdeklarimin nga gjyqtarja Gjoka në formularin e pastërtisë së figurës të një dënimi penal për përdorim të dokumenteve false në kufi, të dhënë ndaj saj nga autoritetet gjyqësore greke, u regjistrua mbi...