Detajet nga dosja/ Ndërtuan 2 kate pa leje dhe u bënë “hije”, si ndërtuesit mashtruan policinë dhe shmangën autoritetet

Detajet nga dosja/ Ndërtuan 2 kate pa leje dhe u bënë “hije”, si ndërtuesit mashtruan policinë dhe shmangën autoritetet

Në media janë publikuar detaje nga dosja hetimore në lidhje me shtesën pa leje në një pallati në në rrugën “Llukë Kaçaj”, pranë QSUT. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka regjistruar procedim penal për veprat “Ndërtimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, në lidhje me një objekt shumëkatësh në ndërtim në rrugën “Llukë Kaçaj”, në kryeqytet. Hetimi është ngritur pas referimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ndërsa dyshimet lidhen me tejkalim të lejes së ndërtimit, shitje të njësive në mënyrë të pjesshme informale dhe mosdeklarim të plotë të të ardhurave. Sipas dosjes hetimore, objekti i ndërtuar nga subjekti “Mirson 2A” sh.p.k. (më vonë i lidhur me...