Detaje tronditëse nga hetimet për vrasjen e Aleksandër Koçekut, ja si nisi konflikti katër vite më parë

Detaje tronditëse nga hetimet për vrasjen e Aleksandër Koçekut, ja si nisi konflikti katër vite më parë

Dyshimet e grupit hetimor për vrasjen e Aleksandër Koçekut janë se ngjarja ka ndodhur për hakmarrje, për ekzekutimin gjatë vitit të kaluar të 20-vjeçarit Pavlin Preka, në fshatin Guci e Re në Shkodër. Ekzekutimi i 20-vjeçarit Pavlin Preka vitin e kaluar, dyshohet se u krye nga 43-vjeçari Vasel Koçeku (vëllai i Aleksandrit, të ekzekutuar sot) dhe Klaudio Lisaj. Lisaj dyshohet se e nxori nga shtëpia Pavlinin, ndërsa Vasel Koçeku e qëlloi me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në derë të shtëpisë. Ngjarja dyshohet se ndodhi pasi 20-vjeçari Pavlin Preka kishte shprehur dëshirën për rrëmbimin e vajzës së mitur të Vasel Koçekut, me të cilën kishte pasur një lidhje intime. Sipas hetimeve të kryera, vrasja dyshohet se kishte si motiv një konflikt të gjatë...