DETAJE- Tritoli u vendos në makinën e nipit të ish-zv.prokurorit për përgjimet, Dritan Jano: S’kam konflikte

DETAJE- Tritoli u vendos në makinën e nipit të ish-zv.prokurorit për përgjimet, Dritan Jano: S’kam konflikte

PAMJE NGA NGJARJA TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e Selitës, Tiranë ku një sasi tritoli u vendos në automjetin e 39-vjeçarit Dritan Jano. Ky i fundit rezulton të jetë nipi i ish-zëvendësprokurorit të përgjithshëm për pjesën e përgjimeve. Një prej pistave që po hetohet është puna e xhaxhait të tij në sistemin e drejtësisë. Ndërkohë vetë i riu në dëshminë e tij para hetuesve ka mohuar që të ketë dijeni për arsyen se pse autorët i vendosën lëndën plasëse në makinë, të cilën e kishte parkuar në oborrin e banesës. 39-vjeçari raportohet se prej 10-vitesh është i punësuar në Institutin e Metrologjisë dhe nuk rezulton person i skeduar më herët nga policia. Hetuesit po punojnë për zbardhjen...