Detaje nga vdekja tragjike e 4-vjeçarit në Vlorë, dyshohet se i bëri reaksion mjalti
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e regjistruar këtë të shtunë në Vlorë, ku një fëmijë 4-vjeçar u dërgua pa shenja jete në spitalin e qytetit. Pak më herët u raportua se i mituri kishte një javë me temperaturë dhe të vjella, ndërkohë sipas informacioneve thuhet se i mituri ka konsumuar mjaltë dhe ky i fundit i ka bërë reaksion. Sipas raportimeve ka qënë familja e 4-vjeçarit e cila e ka dërguar me urgjencë nga Palasë deri në Orikum dhe prej aty, ambulanca e Orikumit e ka dërguar pa shenja jete në spital. Thuhet se nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Policia ende nuk ka reaguar në lidhje me ngjarjen.
Burimi:
ntv.al