Detaj i ri nga atentati në Sarandë, gjendet buzë detit motori i autorëve të dyshuar për plagosjen e Thimjo Rubatit

Detaj i ri nga atentati në Sarandë, gjendet buzë detit motori i autorëve të dyshuar për plagosjen e Thimjo Rubatit

Zbardhen detaje të reja nga atentati ndaj 50-vjeçarit Thimjo Rubati në Sarandë. Gjatë kontrolleve të zhvilluara në lagjen “Baba Rexhepi”, policia ka gjetur një motor të braktisur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët pas ngjarjes. Mjeti u lokalizua buzë detit, në zonën e njohur si “Kasollja”, një gji i vogël në periferi të qytetit. Sipas burimeve hetimore, motori nuk kishte shenja djegieje apo dëmtimi, çka mund t’u mundësojë ekspertëve të sigurojnë prova biologjike ose materiale gjenetike që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve. Fakti që motori është braktisur pranë bregdetit ka ngritur dyshime se autorët mund të jenë larguar me mjet lundrues ose të jenë fshehur në banesat e zonës përreth. Hetuesit dyshojnë se atentati ka qenë i mirëorganizuar. Sipas informacioneve paraprake,...