Dështon tenderi 16 milionë euro për zgjatjen e hekurudhës Tiranë-Durrës

Dështon tenderi 16 milionë euro për zgjatjen e hekurudhës Tiranë-Durrës

Tenderi 16 milionë euro për ndërtimin e 4 kilometrave linjë të re hekurudhore që do të lidhë Terminalin e Transportit Publik me Stacionin e Trenit Tiranë ka dështuar. Hekurudha shqiptare njoftoi se në garën e shpallur nuk u paraqit asnjë ofertë e përshtatshme dhe për këtë arsye tenderi është anulluar. Sipas njoftimit të publikuar në Buletinin e Prokurimeve Publike, një ofertë e paraqitur, ajo e bashkimit të kompanive BE-IS dhe 2T nuk plotësonte kriteret për kualifikim pasi nuk kishte përfojë në realizimin e sistemeve hekurudhore dhe ndërtimin e linjave elektrike. “Dokumentacioni i paraqitur nga operatori ekonomik nuk demonstron se ai ka realizuar më parë punime që përfshijnë ndërtimin e sistemeve të sinjalizimit hekurudhor dhe elektrifikimit të linjave hekurudhore. Për pasojë nuk provohet përvoja e nevojshme...