Denoncimi i Sali Berishës: Nga porti i Durrësit janë shkarkuar me vinç tre kontejnerë me euro! Prej 5 viteve…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar se nga Porti i Durrësit, para një muaji janë shkarkuar tre kontejnerë me euro. Sipas Berishës, kontejnerët janë shkarkuar në Shkozet dhe më pas kamioni është rikthyer për kontroll në skaner. Në komunikim me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, Berisha tha se prej 5 vitesh ne Portin e Durrësit nuk është kapur asnjë kilogramë droge. “Imagjinoni vetëm një moment, ka një vend në Evropë në portet e të cilit nuk kapet më asnjë kilogram drogë. Pse? Sepse portet u janë dorëzuar karteleve. Ato i menaxhojnë dhe flitet rëndom se kryeministri merr për portin e Durrësit nga karteli i drogës 300 milionë euro në vit taksë. Nuk e di, s’mund të them, po ajo që di me...
Burimi:
sot.com.al