Denoncimi: 30-vjeçarja braktis fëmijët e saj të mitur dhe largohet jashtë vendit

Denoncimi: 30-vjeçarja braktis fëmijët e saj të mitur dhe largohet jashtë vendit

Policia na nisur procedimin penal ndaj një gruaje 30-vjeçare, banuese në Lezhë. Ish-bashkëshorti i saj ka kallëzuar pranë policisë se ajo ka braktisur fëmijët e tyre të mitur. Në njoftimin e policisë, thuhet se ish-çifti i bashkëshortëve kishte tre fëmijë të cilët janë në moshë të mitur. Pas këtij veprimi, ajo është larguar jashtë vendit. Njoftimi i policisë: U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen A. Sh., 30 vjeçe, banuese në Lezhë, pasi ka kallëzuar ish-bashkëshorti i saj, se ajo ka braktisur 3 fëmijët e tyre të mitur dhe është larguar jashtë vendit. gijotina.com/