Dëmtimi i aksit pranë liqenit të Gjinarit, bashkia e Elbasanit: Rrëshqitja si pasojë e erozionit, është bërë mbushja…

Dëmtimi i aksit pranë liqenit të Gjinarit, bashkia e Elbasanit: Rrëshqitja si pasojë e erozionit, është bërë mbushja…

Rruga pranë liqenit të Gjinarit, fshat turistik i Elbasanit, ka pësuar dëmtime në infrastrukturën e saj. Pas kësaj situate bashkia e Elbasanit përmes një reagimi thekson se rrëshqitja është shkakuar si pasojë e erozionit. Bashkia nënvizon se objekti është ende në afatin kohor të garancisë dhe kompania do të marrë përsipër të gjithë ndërhyrjen për riparim. Po ashtu theksohet se është bërë mbushja e çarjes që ka pësuar pjesa fundore e rrugës për të bërë të mundur kalimin normal të mjeteve. Qarkullimi i automjeteve vijon normalisht. “Në lidhje me rrëshqitjet e tokës në pjesën fundore të aksit rrugor Gjinar-Liqeni i Pashtreshit, Bashkia Elbasan sqaron: Bashkia e Elbasanit është njohur me problematikën që në momentin e parë që ka ndodhur. Specialistët tanë, por edhe ata të...