Delegacioni i BE në Shqipëri viziton ambientet e rikonstruktuara në GJKKO, Gonzato: Përmirësimi i standardeve të infrastrukturës gjyqësore, prioritet në të gjithë vendin
Delegacioni i Bashkimi Evropian në Shqipëri i udhëhequr nga Ambasadori i BE, Silvio Gonzato, vizitoi sot ambientet e rikonstrukturuara të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit. Gonzato shprehu se përmirësimi i infrastrukturës gjyqësore duhet të mbetët prioritet në të gjithë Shqipërinë. Postimi i plotë i Delegacionit të BE në Shqipëri: Vizituam godinën e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila është financuar nga BE dhe së fundmi është rikonstruktuar për të përmbushur standardet më të larta të BE-së. Ne mirëpresim faktin që 80% e kostos së rikonstruksionit u financua përmes ripërdorimit të aseteve të konfiskuara. Gjatë vizitës, Kryetari në detyrë i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, gjyqtari Erion Bani, dhe Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, diskutuan rolin e Gjykatës në...
Burimi:
top-channel.tv