Deklaroi se ështe shtatzënë/ Lirohet nga arresti në shtëpi ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t

Deklaroi se ështe shtatzënë/ Lirohet nga arresti në shtëpi ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t

Hava Delibashi TIRANË-Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-zëvendësdrejtoreshën e AKSHI-t, Hava Delibashin. GJKKO ka vendosur që masa “arrest në shtëpi” të zëvendësohet me masa më të lehta sigurie, konkretisht “detyrim për t’u paraqitur para oficerit të policisë gjyqësore” si dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”. Më herët Delibashi deklaroi në institucionet e drejtësisë se është shtatzënë. Hetimet e SPAK dyshohet se përfshijnë rreth 12 procedura tenderimi, ku ekzistojnë indicie se gara është manipuluar për të favorizuar subjekte të caktuara ekonomike, në kundërshtim me ligjin dhe parimet e konkurrencës së ndershme. Sipas burimeve hetimore, përveç shkeljes së barazisë në tendera, autoritetet po hetojnë edhe qarkullimin e fondeve të përfituara nga këto kontrata, për të verifikuar elementë...