Dëbora zbardh Korçën, bllokohet qarkullimi i mjeteve të rënda në pikën kufitare të Qafë Thanës

Dëbora zbardh Korçën, bllokohet qarkullimi i mjeteve të rënda në pikën kufitare të Qafë Thanës

Dëbora ka zbardhur mëngjesin e kësaj të mërkure qarkun e Korçës. Sipas raportimeve, si pasojë e reshjeve, është ndaluar qarkullimi i kamionëve në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, në segmentin hyrës drejt Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë raportohet se akset Korçë-Dardhë, Korçë-Kapshticë, Korçë-Voskopojë dhe Korçë-Ersekë janë të kalueshme ndërsa në disa akse rekomandohen gomat dimërore. Situata e akseve rrugore: ARRSH – Drejtoria Qendër–Lindje raporton se: Në akset Korçë–Ersekë (K.3) dhe Zëmblak–Goricë–Bilisht–Miras (K.6), gjatë natës ka pasur reshje bore. Po vijon pastrimi dhe kriposja, rekomandohet qarkullimi me goma dimërore. Në Lotin 7, në akset Libonik–Rëmbec–Plasë dhe Korçë–Voskopojë, reshjet e borës kanë arritur deri në 8 cm, të shoqëruara me erë të fortë. Akset janë pastruar dhe kriposur, qarkullimi vijon normal. Në segmentet k/Boboshticë–Dardhë dhe k/Lapidari...