Dëbora paralizon juglindjen/ Situatë e rënduar, mbi 1100 familje mbeten pa energji elektrike

Dëbora paralizon juglindjen/ Situatë e rënduar, mbi 1100 familje mbeten pa energji elektrike

pamje nga ngjarja KORÇË-Juglindja e vendit u përfshi nga reshje intensive bore, duke shkaktuar izolim dhe një situatë të rënduar. Raportohet se një numër fiderësh janë stakuar për shkak të defekteve teknike, duke lënë pa furnizim me energji një numër të lartë abonentësh, kryesisht në zonat rurale. Probleme janë shfaqur në fidërin Cërrvenakë të nënstacionit Gur i Kuq, i cili ka dalë jashtë funksionit për shkak defekti. Ndërkohë, fidëri 4 i nënstacionit Lozhan funksionon pjesërisht, duke shkaktuar ndërprerje për 55 abonentë ruralë në zonat Zerec, Kopesh, Dushar dhe Dobërcan. Pa energji ka mbetur edhe fidëri 9 i këtij nënstacioni, ku rreth 400 abonentë në Zvarisht, Tresovë dhe Dolan janë prekur nga ndërprerja. Ndërprerje janë raportuar edhe në fidërin komunal 3 të nënstacionit Maliq, që furnizon...