Debate të forta në seancën e “Plumbit të Artë”, Hoxhaj ballafaqohet me Alibejn
Procesi “Plumbi i Artë” vijoi edhe këtë të enjte me një tjetër përballje të fortë në sallën e gjyqit, ku i pandehuri Henrik Hoxhaj u ballafaqua me bashkëpunëtorin e drejtësisë, Erjon Alibej. Seanca u shoqërua me replika të drejtpërdrejta mes tyre, ndërsa u diskutuan pretendime për porosi vrasjesh dhe komunikime të zhvilluara përmes aplikacioneve të enkriptuara. Gjatë pyetjeve të avokatëve dhe përfaqësuesve ligjorë, Hoxhaj u ndal edhe te statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë, ndërsa Alibej ngriti çështje konkrete lidhur me biseda për vrasjen e Oti Kilës dhe plane të tjera kriminale që, sipas dëshmive, nuk u realizuan. I pyetur nga avokatët përse nuk ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Hoxhaj deklaroi se kërkesa e tij nuk është pranuar nga SPAK. “S’ma dhanë këta (SPAK)....
Burimi:
sot.com.al