Debate në seancën paraprake për Veliajn, kryebashkiaku kërkon përjashtimin e trupit gjykues dhe avokates kryesisht
Debate në seancën paraprake për çështjen Veliaj. Gjatë seancës, avokatja e caktuar kryesisht, Valentina Teodoresku, ka kërkuar sërish kohë për t’u njohur me aktet e dosjes, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha. Ndërkohë, avokati i Veliajt, Artan Gjermeni, ka kërkuar që të merret një vendim nëse do t’i japë konkluzionet avokatja kryesisht apo avokati që ishte zgjedhur nga Veliaj dhe pse ky i fundit e ka revokuar atë. Por procedurialisht, ai është i detyruar të paraqitet në gjykatë deri sa të marrë funksionet avokatja kryesisht. Pas debateve, prokuroria ka kërkuar që të kalojnë në konkluzionet përfundimtare, dhe avokati i Veliajt ka dalë nga salla. Pas daljes nga gjykata, është larguar edhe kryebashkiaku Veliaj, i cili ka kërkuar përjashtimin e trupit gjykues dhe të Teodoreskut....
Burimi:
top-channel.tv