Debat me tone të forta/ “Ke fyer shqiptarët në RMV”, Këlliçi ‘gozhdon’ Hoxhën: Jep përgjigje për skandalin

Debat me tone të forta/ “Ke fyer shqiptarët në RMV”, Këlliçi ‘gozhdon’ Hoxhën: Jep përgjigje për skandalin

Për më shumë se dy orë, ministri i Jashtëm Ferit Hoxha iu përgjigj pyetjeve të deputetëve të opozitës dhe mazhorancës lidhur me ecurinë e negociatave për anëtarësimin në BE, raportin IBAR dhe polemikat e shkaktuara nga një editorial i përbashkët i kryeministrit Edi Rama me presidentin e Serbisë Aleksandar Vučić në median gjermane. Gjatë diskutimeve, deputeti i PD, Belind Këlliçi, ngriti një pyetje mbi një konflikt të mundshëm interesi të ministrit, në lidhje me raportin për institucionet e drejtësisë, duke përmendur faktin se SPAK ka vënë nën hetim një të afërm të tij për çështjen e AKSHI-t. Pjesë nga debati: Këlliçi: A jeni në konflikt interesi në lidhje me një vendim të bërë publik nga GJKKO një muaj më parë për caktimin e masës së sigurimit...