Çupi: Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin

Çupi: Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin

Analisti i njohur Frrok Çupi, analizoi qëndrimin e kryeministrit Edi Rama, i cili përmes një video-mesazhi tha se ishte i gatshëm të dëgjonte me kujdes shqetësimet reale të atyre protestuesve, të cilët kanë dalë në shesh për mbrojtjen e mjedisit. Ai theksoi se kryeministri përçoi mesazhin se qytetarët nuk i shikon si “të huaj”, por është i hapur të dëgjojë shqetësimet mbi çështjet reale. I ftuar në “News Line”, Çupi pohoi se Rama po u tregon qytetarëve se në çfarë pozicioni ndodhet Shqipëria, sidomos kur vjen puna te objektivi për integrimin në Bashkimin Europian. “Dorëzohet para atyre që protestojnë në kuptimin e shpjegimit, më thoni çfarë kërkoni. Se në fund të fundit një protestues nuk i di të gjitha gjërat. Janë fakte të dhëna raporte me vende...