Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar

Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar

Politikani Kreshnik Çollaku i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën. Gjatë fjalës së tij, Çollaku deklaroi se disa prej individëve të përfshirë në organizim para një viti blinin vota për llogari të kryeministrit Edi Rama. Ai nuk zbuloi emra po shtoi se sipas tij Rama kërkon që protesta të ketë një kokë, një kapele. Sipas Çollakut, fuqia dhe “magjia” e deritanishme e kësaj proteste ka qenë pikërisht drejtimi i saj anonim dhe gjithëpërfshirja, ku bëhen bashkë qytetarë pa parti, njerëz të djathtë dhe të majtë. Ai shtoi se sipas tij Kuvendi Kombëtar është një kurth për të shuar protestën. “Unë aty shoh njerëz, s’po i them emrat, shoh njerëz që para një viti...