“Çohuni nga kafja!”/ Protestuesit marshojnë nëpër Tiranë, thirrje qytetarëve që t’i bashkohen revoltës masive

“Çohuni nga kafja!”/ Protestuesit marshojnë nëpër Tiranë, thirrje qytetarëve që t’i bashkohen revoltës masive

“Çohuni nga kafja”. Ka qenë thirrja e vazhdueshme që përsërisin protestuesit sot teksa marshojnë nëpër rrugët e kryeqytetit. Në ditën e 17 të protestës, teksa marshojnë në rrugën e Elbasanit, protestuesi iu kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen revoltës masive. Protestat kanë marrë përmasa të mëdha, duke kapërcyer edhe kufijtë shqiptarë.