“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 27-të e protestës qytetare. Qytetarët nisën marshimin në bulevard, për t’iu bashkuar pjesës tjetër para Kryeministrisë, aty ku përsëritën 5 kërkesat e tyre dhe me pankarta kanë kujtuar 82-vjetorin i gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Pas disa orësh para Kryeministrisë ata kanë vijuar me marshimin nëpër akset kryesore të qytetit. Kërkesat: 1.Dorëheqjen e panegociueshme të Kryeministrit dhe të qeverisë. 2.Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor. 3.Ndryshime Kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e saj me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: Ndryshimin e Kodit Zgjedhor; Ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme; Kufizimin e ushtrimit të detyrës së Kryeministrit...