‘COELA miraton raportin e IBAR për Shqipërinë’, Gogu: Tre vlerësime pozitive në anketën rajonale, vetëm një negativ

‘COELA miraton raportin e IBAR për Shqipërinë’, Gogu: Tre vlerësime pozitive në anketën rajonale, vetëm një negativ

COELA ka miratuar raportin e IBAR për Shqipërinë. Lajmi konfirmohet nga ministri i Drejtësisë, Gogu. Në një dalje për mediat, Gogu ka deklaruar se procesi i lidhur me IBAR ka shënuar progres të rëndësishëm, duke theksuar se dokumenti ka kaluar një fazë të re në strukturat e Bashkimit Evropian. Sipas tij, IBAR është miratuar nga COELA dhe tashmë është kaluar te grupi i ambasadorëve, duke hyrë në një nivel më të lartë vendimmarrjeje brenda institucioneve të BE-së. “IBAR është tashmë në duart e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Kjo tregon se procesi po lëviz përpara,” u shpreh Gogu. Ai theksoi se cilësia e reformave të ndërmarra po vlerësohet në raport dhe se kalimi i IBAR nga një nivel teknik në një grup vendimmarrës përbën një...