“Çmontohet” grupi kriminal/ Trafik armësh nga Mali i Zi, arrestohen 2 “transportuesit” (EMRAT-VIDEO)
pamje nga operacioni policor TIRANË- Një grup i strukturuar kriminal i përfshir në trafikim dhe shitje të armëve të zjarrit është goditur nga policia, si rezulat i një hetimi 2 mujor. Në kuadër të operacionit të koduar 'Rotondo', janë arrestuar 2 persona, Donati Jaku dhe Florian Gjeta, të cilët po transportonin armët e zjarrit me makinë. Ndërsa është identifikuar dhe shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre. Automjeti me të cilin po qarkullonin dy shtetasit u ndal për kontrolle në vendin e quajtur "Rrethi i Freskut", ku u sekuestruan 6 armë zjarri (pistoleta SigSauer) të dyshuara të trafikuara nga Mali i Zi, me qëllim shitjen në këtë zonë. Po ashtu, u sekuestua edhe automjeti tip “Volksëagen” dhe me 4 celularë. Njoftimi: Tiranë/Finalizohet si rezultat i një hetimi dymujor, operacioni...
Burimi:
zeri.ai