‘Çmontohet’ grupi kriminal në Tiranë/ “I forti” i Yzberishtit i dënuar për vrasje dhe tre të tjerë do shishnin kallashnikovë në Fresk dhe Tufinë
Një grup kriminal që shiste armë zjarri është goditur nga policia e kryeqytetit. Tre anëtarë të grupit janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Artur Brahimaj, Ilir Zyberi dhe Artur Rushiti janë arrestuar si anëtarë të një grupi të trafikut të armëve, ndërsa policia ka sekuestruar 5 armë zjarri dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Tufinë dhe në Fresk. Njëri prej tyre, Ilir Zyberi, i njohur edhe si “i forti” i Yzberishtit, është dënuar më parë për vrasje. “Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, gjatë 3 muajve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, është organizuar në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP...
Burimi:
top-channel.tv