“Çmontohet” grupi kriminal i trafikut të armëve në Tiranë, policia kap në flagrancë automjetin me pistoleta “Sig Sauer”

“Çmontohet” grupi kriminal i trafikut të armëve në Tiranë, policia kap në flagrancë automjetin me pistoleta “Sig Sauer”

Pas një hetimi dy mujor, policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal të përfshirë në trafikimin dhe shitjen e armëve të zjarrit. Policia ka ndaluar një automjet në vendin e quajtur “Rrethi i Freskut”, dhe pas kontrollit rezultoi se ishin fshehur 6 armë zjarri (pistoleta SigSauer) të dyshuara të trafikuara nga Mali i Zi, me qëllim shitjen në këtë zonë. Armët e zjarrit u sekuestruan bashkë me automjetin tip “Volkswagen” si dhe me 4 celularë. Në pranga ranë Donati Jaku 31 vjeç, banues në Shkodër dhe Florian Gjeta, 22 vjeç, banues në fshatin Domje. Policia njofton se vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetime për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë...