Cilët janë zyrtarët e lartë që në Aruba takuan eksponentë të krimit? Kreu i SPAK: Po hetohet, do bëjmë transparencë!
I pranishëm para Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Braho iu përgjigj pyetjeve të deputetit Ivi Kaso, i cili kërkoi që të SPAK të bënte publike emrat e zyrtarëve të lartë që ishin takuar në Aruba me eksponentë të krimit të organizuar. Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Klodian Braho deklaroi se dosja do të bëhet transparente kur të përfundojnë hetimet. Ivi Kaso: Duke u ndalur te dosja Aruba, predispozohet se ka një takim me persona të krimit të organizuar me zyrtarë të lartë shqiptare. Ju shqetëson fakti që ka rrjedhur kjo dosje? A mendoni që keni një detyrim për shqiptarët, për të treguar se kush kanë qenë këta politikanë në takim, që kanë bërë plazh në janar, me apo pa mandat kryeministri,...
Burimi:
gijotina.com