Çfarë ndodhi në GJKKO në gjyqin për aferën “Partizani”, Oketa mbron Berishën dhe mohon presionet, Qirjazi e akuzon…
Në gjyqin e aferës “Partizani”, me të pandehur për korrupsion Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Malltezi, i akuzuar dhe për pastrim parash, ishte radha për të dëshmuar e një tjetër ish ministri në qeverisjen Berisha. Ish kreu i dikasterit të Mbrojtjes nga marsi 2008 në shtator 2009, Gazmend Oketa. Ai ishte një prej anëtarëve të kabinetit që sipas dosjes së Prokurorisë së Posaçme (SPAK) u përdor nga Berisha për të ushtruar presion që ish kompleksi Partizani të privatizohej me urgjencë. Gazmend Oketa drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes në një kohë kur organet nën varësi të tij do të duhet të dorëzonin ambientet e ish kompleksit partizani pronarëve që tashmë kishin fituar privatizimin. Por një gjeneral në atë kohë në ushtri, Vladimir Qirjazi, i cili mbante detyrën...
Burimi:
sot.com.al